Botë

OKB: Bandat kriminale kontrollojnë minierat në Venezuelë dhe vrasin punëtorët

Në Amazonën e Venezuelës minierat e diamantit, arit dhe boksitit po kontrollohen nga grupe kriminale, të cilat keqpërdorin, rrahin edhe vrasin punëtorët, ka zbuluar OKB-ja.

Forcat ushtarake dhe ato të sigurisë në Venezuelë kanë dështuar në parandalimin e krimeve, dhe në fakt kanë qenë pjesëmarrës në dhunën kudër minatorëve, ka thënë Zyra për Të Drejtat e Njeriut e OKB-së në një raport të mërkurën, raporton Al Jazeera.

“Pavarësisht prezencës së madhe të forcave të sigurisë dhe atyre ushtarake në rajon, autoritetet kanë dështuar në hetimin dhe dënimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut, si dhe abuzimet dhe krimet e lidhura me minierat”, ka thënë Michelle Bachelet, Komisionarja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Nuk ka pasur përgjigje të menjëhershme nga qeveria e Venezuelës, që është anëtare e OKB-së, transmeton KOHA.

Afro 150 gra dhe burra raportohet të kenë vdekur në këto miniera që nga viti 2016, u tha në raport, dhe “forcat e sigurisë ishin të përfshira në gjysmën e këtyre incidenteve”.