Botë

Fauci nuk zmbrapset përballë përpjekjeve të Trumpit për diskreditimin e tij

Fauci nuk zmbrapset përballë përpjekjeve të Trumpit për diskreditimin e tij
Foto: The Guardian

Anthony Fauci, që është eksperti kryesor për koronavirusin në SHBA, ka folur për fushatën që presidenti Donald Trump dhe aleatët e tij janë duke bërë, për ta diskredituar punën që po bën gjatë pandemisë.

Zyrtarët dhe këshilltarët janë munduar që publikisht ta nënçmojnë Faucin në pesë raste të ndryshme gjatë katër ditëve të fundit, edhe pse ka pasur rritje të rasteve me koronavirus në SHBA, me numrin e të vdekurve tashmë mbi 135.000, shkruan “The Guardian”.