Botë

Gjatë qershorit Japoninë e vizituan vetëm 2.600 turistë!

Gjatë qershorit Japoninë e vizituan vetëm 2.600 turistë!

Tokio, 15 korrik – Numri i vizitorëve të huaj në Japoni ra 99,9 % në qershor, krahasuar me një vit më parë, pasi kufizimet e udhëtimit në lidhje me pandeminë shkatërruan industrinë e turizmit, deklaroi Organizata Kombëtare Japoneze e Turizmit (JNTO).

”Japoninë e vizituan vetëm 2 600 vizitorë në qershor, krahasuar me 2,88 milionë në të njëjtin muaj vitin e kaluar”, theksoi JNTO në një deklaratë.