Botë

Mbi 746 mijë raste me COVID-19 në Rusi

Mbi 746 mijë raste me COVID-19 në Rusi

Numri i rasteve me koronavirus deri më tani në Rusi është rritur në 746.369 ndërsa ai i të vdekurve në 11.770.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 6.422 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 746.369 numrin e rasteve, transmeton TCH raportimet.