Botë

Kalifornia rikthen masat kufizuese pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19

Kalifornia rikthen masat kufizuese pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19
Foto: AP

Kalifornia ka rikthyer masat kufizuese për biznese dhe hapësira publike pas shtimit të rasteve me koronavirus në shtetin më të populluar të Amerikës, shkruan BBC.

Guvernatori Gavin Newsom të hënën ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të gjithë aktiviteteve në ambiente të mbyllura në restorante, bare, kopshte zoologjike e nëpër muze.