Botë

Protesta në Izrael për shkak të menaxhimit të koronavirusit

Foto: Getty Images

Me mijëra persona kanë mbajtur demonstrata në Tel Aviv të Izraelit për të protestuar kundër asaj që e quajnë si mjerim ekonomik i shkaktuar nga keqmenaxhimi i krizës së koronavirusit nga ana e qeverisë.

Sheshi Rabin ishte i mbushur me protestues kryesisht të ri qe mbanin maska por nuk i respektonin rregullat e distancimit social, shkruan BBC.

Ata po thonë se pagesat e kompensimit nga qeveria nuk kanë arritur ende.

Protesta u organizua nga bizneset e vogla, njerëzit e vetëpunësuar dhe grupe të artistëve.

Shumica janë duke përjetuar skamje ekonomike dhe janë mllefosur për shkak masave të koronavirusit të cilat ua kanë marrë punët. Gjithashtu thonë se paratë nga ndihmat qe i ka premtuar qeveria nuk janë paguar ende, transmeton KOHA.

Gjersa ata që ishin regjistruar si të punësuar murrën paga me anë të disa skemave të qeverisë, të vetë punësuarit kanë pritur me muaj por nuk kanë marrë ndihmat e premtuara.

Izraeli vendosi kufizime të rrepta në mes të muajit mars por filloi t’i zbusë kufizimet në fund të majit. Papunësia është rritur për 21%.

Shteti ka parë rritje të infektimeve me koronavirus me afro 1500 raste të reja të raportuara të premten. 345 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Izrael, sipas Universiteti Johns Hopkins.