Botë

Tetë të vdekur e 199 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Tetë të vdekur e 199 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut
Foto: Ilustrim

Tetë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e koronavirusit.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni, në 24 orët e fundit, nga testimi i 1545 mostrave të shtunën janë regjistruar 199 raste të reja me COVID-19. Në të njëjtën ditë janë regjistruar 120 të shëruar.