Botë

Sot fillon festivali i muzikës në Gjermani, pas alarmit të djeshëm për sulm terrorist

Autoritetet gjermane kanë njoftuar se sot do të fillojë festivali më i madh i muzikës në Gjermani “Rock am Ring”.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, policia ka kërkuar që festivali të ndërpritet pasi kanë marrë kërcënime për sulm të mundshëm terrorist, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

Policia ka nisur hetimet intensivisht, megjithatë festivali tre-ditor do të fillojë sot.

“Policia ka thënë dritën e gjelbër për të hapur festivalin sot”, kanë shkruar organizatorët e faqes në rrjetin social Facebook.

Ky incident ka ndodhur në më pak se dy javë pas sulmit në koncertin e këngëtares Ariana Grande në “Manchester Arena”, ku vdiqën 22 persona ndërkaq më shumë se 100 mbetën të lënduar.