Botë

Për herë të parë një ushtare bashkohet me Beretat e Gjelbra të ushtrisë amerikane

Për herë të parë një ushtare bashkohet me Beretat e Gjelbra të ushtrisë amerikane

Një ushtare për herë të parë do të bashkohet me Beretat e Gjelbra, njërën prej njësive më elite të ushtrisë amerikane. Ajo ka diplomuar këtë javë, pasi ka përfunduar trajnimin për forcat speciale të ushtrisë amerikane.

Sipas njoftimit të ushtrisë, ushtarja ka diplomuar të enjten në një ceremoni të organizuar duke respektuar masat ndaj COVID-19. Ushtria nuk ka zbuluar emrin e ushtares, për të ruajtur identitetin e saj për misionet e së ardhmes.