Botë

Aja Sofia “mund të kthehet në xhami”

Aja Sofia “mund të kthehet në xhami”
Foto: AP

Një gjykatë në Turqi e ka anuluar statusin si muze të Aja Sofias në Stamboll, duke e mundësuar kthimin e saj në xhami.

Është ky një veprim kundërthënës, pasi që Aja Sofia, e themeluar 1.500 vjet më parë, fillimisht ka qenë katedrale. Më vonë, osmanët e bënë atë xhami. Më 1934 u bë muze.