Botë

Kazakistani mohon përhapje të “pneumonisë së panjohur”, më vdekjeprurëse se COVID-19

Kazakistani mohon përhapje të “pneumonisë së panjohur”, më vdekjeprurëse se COVID-19
Foto: AP

Ambasada e Kinës në Kazakistan të enjten e kishte lëshuar një paralajmërim për qytetarët qe jetojnë në këtë shtet, për një pneumoni që ka lënë mbi 1.700 të vdekur dhe e cila duket më vdekjeprurëse se sa Covid-19

“Departamenti i Shëndetësisë i Kazakistanit dhe agjencitë tjera janë duke bërë analiza dhe hulumtime dhe nuk e kanë definuar natyrën e këtij virusi që po shkakton pneumoninë”, u tha në deklaratën e ambasadës.