Para Kuvendit të Serbisë dhe në një park në afërsi ka filluar mbledhja e qytetarëve që përmes rrjeteve sociale janë ftuar që të protestojnë.
Në dy netët e kaluara ka pasur protesta të dhunshme në kryeqendrën e Serbisë. Fillimisht qytetarët kishin dalë në protestë për të kundërshtuar masat e autoriteteve serbe në luftë ndaj koronavirusit, që ishin bërë të ditura nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa pasur përleshje me policinë e po ashtu dhunë të policisë ndaj qytetarëve. Videot me dhunën e policisë kanë bërë bujë në rrjetet sociale.
Sipas “b92.net”, është bërë thirrje që protesta e së enjtes të bëhet duke qëndruar ulur. Është njoftuar për mbledhjen e qindra protestuesve dhe për forca të mëdha të policisë rreth Kuvendit.
Po protestohet edhe në qytete tjera të Serbisë.