Botë

Në Novi Pazar edhe dy të vdekur, të hospitalizuar 209 persona me koronavirus

Në Novi Pazar edhe dy të vdekur, të hospitalizuar 209 persona me koronavirus

Qyteti në afërsi të Kosovës, Novi Pazari, vazhdon të jetë i goditur rëndë nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit në këtë qytet të Serbisë të banuar kryesisht me boshnjakë, kanë vdekur edhe dy persona, ka njoftuar “b92.net”.

Janë pranuar edhe 13 pacientë dhe numri i të hospitalizuarve është rritur në 209. Në spitalin në Novi Pazar po vendosen edhe pacientët nga Sjenica dhe Tutini.