Botë

Në Turqi nis procesi gjyqësor për rastin Khashoggi

Të premten një gjykatë turke hapi gjyqin ndaj 20 zyrtarëve sauditë, të akuzuar për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, një kritik i shquar i udhëheqjes Saudite.

Ai shkruante për gazetën amerikane Washington Post. Në shkrimet e tij Khashoggi ishte shumë kritik ndaj sundimtarit de fakto të Arabisë Saudite, Princit të Kurorës, Mohamed bin Salman.

Khashoggi, u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll në muajin tetor të vitit 2018.

Zyrtarët sauditë kishin thënë se vdekja e tij ishte rezultat i një "operacioni mashtrues" dhe nuk ishte urdhëruar nga shteti.

Në aktakuzën e prokurorëve të Stambollit, janë të përfshirë edhe ish-nënkryetari i inteligjencës së përgjithshme të Arabisë Saudite, Ahmed al-Asiri dhe ish këshilltari i gjykatës mbretërore, Saud al-Qahtani, për nxitjen e "vrasjes me paramendim me qëllim monstruoz".

Të 20 të pandehurit pritet të gjykohen në mungesë.

Khashoggi u pa për herë të fundit duke hyrë në konsullatë për të rregulluar dokumente për dasmën e tij.

Zyrtarët turq thanë se ai u vra brenda konsullatës dhe trupi i tij ishte shpërbërë. Eshtrat e tij nuk janë gjetur.