Botë

Vdekja e zgjidhjes me dy shtete

Aneksimi i Bregut Perëndimor do të çimentonte realitetin e një shteti të vetëm në terren, duke u dhënë izraelitëve të drejta sipërore ndaj palestinezëve

(Foreign Policy) - Prej së mërkurës Izraeli ka hapur rrugën për hapa konkretë për aneksimin e Bregut të pushtuar Perëndimor sipas kushteve të Marrëveshjes së koalicionit qeveritar në prill. Palestinezët, njëherësh, kanë mbetur me dyshimet e veta ndaj lidershipit të tyre dhe se si gjithnjë e më shumë po duket më i largët jetësimi i qëllimit madhor për krijimin e shtetit të pavarur të Palestinës.

Me Izraelit që gjatë viteve ka marrë kontrollin e pjesëve të Bregut Perëndimor, kolonët izraelitë po marrin kontrollin e pikave strategjike kodrinore dhe me zhvendosjen e palestinezëve duke ua shkatërruar shtëpitë, lidershipi palestinez ka vendosur të merret më shumë me konsolidimin e pushtetit të vet dhe me interesat ekonomike, në vend se të kërkojë llogari prej pushtuesve të tokave.