Botë

Shkencëtarët inkurajohen me rezultatet pozitive të vaksinës së Oksfordit

Shkencëtarët inkurajohen me rezultatet pozitive të vaksinës së Oksfordit

Grupi i shkencëtarëve të Universitetit të Oksfordit që ka krijuar vaksinën potenciale kundër koronavirusit është shprehur i inkurajuar me rezultatet gjatë testimeve. Megjithatë, shkencëtarët kanë refuzuar të japin informata se kur mund të jetë e gatshme një vaksinë.

Duke folur në një konferencë me deputetët britanikë, Sarah Gilbert, profesoreshë në këtë universitet, ka thënë se 8000 vullnetarë janë përfshirë në Fazën e tretë të testimit të vaksinës, “AZD1222”.