Botë

Pas koronavirusit “shpërthen jeta” në Itali, rekord lindjesh në Cremona!

Pas koronavirusit “shpërthen jeta” në Itali, rekord lindjesh në Cremona!

Në harkun e 24 orëve, në spitalin Maggiore të Cremonës në Itali erdhën në jetë 15 fëmijë, 10 vajza e pesë djem, përfshirë dy binjakë. Një ngjarje e jashtëzakonshme, që nuk kishte ndodhur deri më sot, sipas repartit të obstetrikë-gjinekologjisë.

Për drejtorin e tij, Aldo Riccardi, kjo është shenjë e “rilindjes”; pas emergjencës së koronavirusit që I vendosi punonjësit e këtij spitali përballë një situate të jashtëzakonshme në frontin e parë të luftës me sëmundjen, atje “shpërthen” jeta, tyransmeton Shqip. Disa ditë më parë, studiuesit italianë thanë se në ujërat e zeza të dy qyteteve, janë gjetur gjurmë të koronavirusit në muajin dhjetor, shumë kohë para se vendi të konfirmonte rastet e para me këtë virus.