Botë

Ish-kryeministri francez dënohet me burgim për keqpërdorim të fondeve publike

Ish-kryeministri francez dënohet me burgim për keqpërdorim të fondeve publike

Një gjykatë franceze ka dënuar të hënën ish-kryeministrin francez, Francois Fillon me pesë vjet burgim, tri prej të cilave të pezulluara, për përvetësim të fondeve publike, skandal që i pati pamundësuar garën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.

Kjo gjykatë ka shpallur fajtore edhe gruan e Fillonit, Penelope, për pjesëmarrjen e saj në mashtrim, nga cili ka përfituar rreth 1 milion euro për punën e saj minimale si asistente parlamentare e burrit të saj, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.