Botë

Mbi 10 milionë të infektuar në botë me COVID-19

Mbi 10 milionë të infektuar në botë me COVID-19
Foto: Reuters

Koronavirusi në nivel global tashmë ka arritur në mbi 10 milionë të infektuar, sipas raporti të Reuters, një shifër rekorde e kësaj sëmundjeje të frymëmarrjes që ka lënë të vdekur pothuajse gjysmë milioni njerëz në shtatë muaj.

Kjo shifër është afërsisht dyfishi i numrit të sëmundjeve të rënda të gripit të regjistruara çdo vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.