Botë

Mbi 2.5 milionë raste me COVID-19 në SHBA, rikthehen masat në Teksas dhe Florida

Numri i të infektuarve në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 2 milionë e gjysmë ndërsa numri rekord i rasteve ditore është raportuar në Florida dhe Texas.

Rritja e madhe e rasteve ka detyruar shtetet që të mbyllen përsëri. Të shtunën, Florida ka raportuar për afër 10 mijë raste, kurse të premten u konfirmuan 9 mijë të tjera, transmeton KOHA.

Në një konferencë për media, eksperti i sëmundjeve ngjitëse, Anthony Fauci, ka deklaruar se SHBA-ja ka një problem serioz para vetes.

Deri më tani në SHBA kanë vdekur 125 mijë persona nga koronavirusi, më shumë se çdo vend tjetër në botës.