Botë

Franca do të testojë 1.3 milionë njerëz për të gjetur “grumbuj të fshehur” të infektimeve

Franca do të testojë 1.3 milionë njerëz për të gjetur “grumbuj të fshehur” të infektimeve

Autoritetet shëndetësore të Francës do të bëjnë 1.3 milionë testime për koronavirus në rajonin Île-de-France, rreth i Parisit, në një plan eksperimental i cili ka për qëllim të kuptojë nëse ekzistojnë “grupe të fshehura” të të infektuarve, shkruan The Guardian.

Ministri i Shëndetësisë i Francës, Olivier Véran, tha se kjo skemë ku përshihen banorët e 30 lagjeve që janë thirrur për të bërë testin e virologjisë, mund të zbatohet edhe në pjesën tjetër të Francës nëse dëshmohet i dobishëm. Testet e virologjisë, ndryshe nga testet e antitrupave në gjak, bëhen duke marrë mostra nga hunda e pacientit për të parë nëse ka prezencë të materialit gjenetik të virusit (RNA-së) dhe konsiderohen të jenë shumë të sakta, transmeton KOHA.