Botë

Sulmi me thikë në një park në Angli trajtohet si incident terrorizmi

Foto: Reuters
Foto: Reuters
 

Një sulm me thikë në Reading, qytet juglindor në Britani, ku tre persona u vranë dhe tre të tjerë u lënduan, po trajtohet si incident terrorizmi, ka thënë policia të dielën, raporton Reuters.

Një 25 vjeçar u arrestuar si i dyshuar për vrasje pas sulmeve në Reading, të shtunën mbrëma, transmeton KOHA. Një burim i sigurisë i tha Reutersit se njeriu, i cili po mbahet nga policia, është shtetas i Libisë.