Një prokuror i lartë Federal i SHBA-së ka lëshuar një deklaratë ku thotë se nuk ka dhënë dorëheqje, edhe pse Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së kishte lajmëruar se prokurori në fjalë po largohej nga detyra, shkruan BBC.
Geoffrey Berman, Prokurori i SHBA-së për Manhattan, tha se kishte marrë vesh se “po jepte dorëheqje” nga një komunikatë për media të lëshuar nga Prokurori Gjeneral i SHBA-së William Baar të premten.
Berman kishte mbikëqyrur hetimin e disa bashkëpunëtorëve te Presidentit të SHBA Donald Trumpit që nga marrja e detyrës në vitin 2018.
Këto hetime përfshijnë edhe ish avokatin e presidentit Trump, Michael Cohen, i cili është burgosur për shkak shpifjeve para Kongresit si dhe mashtrimeve gjatë kampanjës zgjedhore. Departamenti i Berman gjithashtu ka qenë duke hetuar Rudy Giulianin, avokatin e tashëm personal të Trumpit.
Prokurori Gjeneral Barr nuk ka dhenë arsye për këtë vendim.
Ai tha se kryetari i Komisionit të Sigurisë dhe Këmbimit Jay Clayton do të emërohej si pasardhës i Bermanit, transmeton KOHA.
Demokratët e kanë akuzuar Prokurorin Gjeneral Barr se është duke politizuar Departamentin e Drejtësisë dhe se është duke marrë vendime ligjore në krah të Presidentit Trump.
Në një deklaratë, Berman ka thënë se “nuk planifikon të jep dorëheqje”, duke shtuar se do të lëshon detyrën vetëm kur Kongresi të ketë caktuar pasardhësin e tij.
Berman ishte caktuar në pozitë nga gjyqi, duke e bërë të paqartë nëse Presidenti Trump ka autoritetin legal për ta hequr nga detyra.
Kjo rrëmujë vjen vetëm pas disa dite kur ish Këshilltari për Siguri Kombëtare John Bolton ka thënë në një libër se Trumpi i kishte bërë presion zyrës së prokurorit Berman që të ndërpret hetimin e Halkbankut të Turqisë, në mënyrë që të arrihej një marrëveshje me presidentin e Turqisë Erdoganin.