Botë

I sulmuar në shtëpi, Trumpi i izoluar edhe në botë

I sulmuar në shtëpi, Trumpi i izoluar edhe në botë

Teksa qytetet amerikane po digjen e koronavirusi po bën kërdinë, duke e shkaktuar vdekjen e më shumë njerëzve se në cilindo shtet tjetër, presidenti Donald Trump ka njëkohësisht probleme të shumta edhe përtej. Ai kurrë më parë nuk ka qenë kaq i izoluar dhe i anashkaluar, e madje tallur.

Në Evropë, pas vitesh të tëra shpërfilljeje dhe unilateralizmi amerikan, aleatët tradicionalë të Amerikës kanë ndaluar së kthyeri sytë kah ai në kërkim të udhëheqjes, duke mos besuar më se ky president ka për t’u ofruar ndonjë gjë - dhe tani madje po ia kthejnë edhe shpinën.