Botë

600 punonjës shëndetësorë në SHBA kanë vdekur si pasojë e koronavirusit

600 punonjës shëndetësorë në SHBA kanë vdekur si pasojë e koronavirusit
Foto: Getty Images

Rreth 600 punëtorë shëndetësorë kanë vdekur nga koronavirusi në Amerikë, bazuar në një projekt të “The Guardianit” dhe “Kaiser Health News (KHN)” që ka qëllim të përllogarisë numrin e punonjësve të vdekur gjatë pandemisë.

Këtu janë përfshirë doktorë, infermierë, si dhe të gjithë pjesëtarët tjerë të ekipeve mjekësore, që kanë vënë jetën e tyre në rrezik gjatë pandemisë për t’u kujdesur për të tjerët.