Botë

Afrikano-amerikanët ende më të varfrit, më të sëmurët, më pak të arsimuarit

Afrikano-amerikanët ende më të varfrit, më të sëmurët, më pak të arsimuarit

Diskriminimi i vazhdueshëm kundër afrikano-amerikanëve është një nga arsyet kryesore për protestat masive pas vdekjes së George Floyd. Në SHBA ende ekzistojnë ligje që çimentojnë pabarazinë.

„Unë dua që ta dini se jeni të rëndësishëm, " tha ish-Presidenti amerikan Barack Obama para të rinjve afrikano-amerikanë." Unë dua që ju ta dini se jeta juaj është e rëndësishme, që ëndrrat tuaja janë të rëndësishme, " tha ai në një fjalim për protestat pas vdekjes së George Floyd nga dhuna e policisë.