Botë

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Suedi po rritet, i të vdekurve po ulet

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Suedi po rritet, i të vdekurve po ulet
Foto: Reuters

Numri i të infektuarve me koronavirus në Suedi po vazhdon të rritet, ndërsa ai i të vdekurve po ulet, ka njoftuar të enjten Agjencia e Shëndetësisë e Suedisë.

Kryeepidemiologu Anders Tegnell ka thënë se rritja e rasteve nuk mund të shpjegohet vetëm me rritjen e numrit të testimeve. Suedia ka regjistruar në total 41.883 të infektuar.