Botë

Mijëra protestues në SHBA të shtrirë e me duar pas shpine kërkojnë protesta paqësore

Derisa autoritetet amerikane po kërcënojnë me dërgimin e ushtrisë për të shpërndarë protestuesit që po plaçkitin dhe po thyejnë nëpër rrugët e qyteteve amerikane, duke refuzuar të drejtën për protesta paqësore, demonstruesit në Portland të Oregonit kanë treguar se nuk janë pro dhunës dhe se mbështesin protestat paqësore.

Skena e pazakonta e mijëra qytetarëve që qëndrojnë të shtrirë mbi urën Burnside në qendër të qytetit janë filmuar nga ajri dhe pamjet po bëjnë xhiron e botës.