Botë

Qytetarët e Hong Kongut përkujtojnë shtypjen e përgjakshme të protestës në Tiananmen

Qytetarët e Hong Kongut përkujtojnë shtypjen e përgjakshme të protestës në Tiananmen
Foto: Reuters

Mijëra persona nuk kanë përfillur ndalesën e policisë duke u mbledhur me qirinj në Hong Kong të enjten për të shënuar përvjetorin e shtypjes së përgjakshme të protestave në sheshin Tiananmen nga autoritetet kineze në vitin 1989 dhe kanë akuzuar Pekinin për shkelje të lirive edhe në territorin gjysmë-autonom.

Duke u takuar në parkun Victoria në Hong Kong, disa kanë thirrur slogane “Fund i udhëheqjes nga një parti” dhe “Demokraci për Kinën”, ndërsa kanë shkelur ndalesën e policisë për vigjiljen e përvjetshme. Policia kishte arsyetuar ndalesën me rrezikun nga përhapja e koronavirusit.