Botë

Rrëshqitja e dheut në Norvegji përpinë tetë shtëpi

Rrëshqitja e dheut në qytetin Alta në veri të Norvegjisë të mërkurën, ka çuar në det tetë shtëpi, njoftojnë mediumet norvegjeze. Ngjarja dramatike është filmuar.

Nuk ka pasur raportime për të vdekur apo të lënduar, nga rrëshqitja e dheut e gjatë 800 metra dhe e lartë 40 metra, ndonëse një qen ishte dërguar në det, por është raportuar se ai ka arritur të dal në breg.

“Një qen është marrë nga kjo rrëshqitje dhe është çuar në det, por ai ka arritur të dal në breg dhe është gjallë. Ende kemi personelin duke vlerësuar rrezikun nga ndonjë rrëshqitje e dytë. Nuk mund të themi me siguri se asnjë person nuk është marrë nga kjo rrëshqitje”, ka thënë polici Torfinn Halvari, të mërkurën mbrëma.