Botë

Mbi 6 milionë e 500 mijë të infektuar nga Covid-19 në botë, mbi 388 mijë të vdekur

Mbi 6 milionë e 500 mijë të infektuar nga Covid-19 në botë, mbi 388 mijë të vdekur

Numri i rasteve të reja dhe i vdekje nga Covid-19 vazhdon të rritet, por me ritme më të ngadalta. Sipas ekspertëve, vala e madhe e infektimeve tashmë po shfaqet në Amerikën Latine.

Së fundmi raportohet se numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 6 milionë e 573 mijë e 641, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 388 mijë e 042. Siç transmeton Koha jonë raportimet e mediave të huaja, edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar në 3 milionë e 171 mijë e 148 pacientë të shëruar.