Botë

Polonia do t’i mbajë zgjedhjet presidenciale më 28 qershor

Polonia ka zgjedhur 28 qershorin si datë të re për zgjedhjet presidenciale që ishin anuluar muajin e kaluar shkaku i pandemisë së koronavirusit, duke krijuar skenën për një fushatë të shkurtër që do të mund të dobësonte Qeverinë nacionaliste të Polonisë, shkruan agjencia Reuters.

Planifikimet për zgjedhje e kanë futur Poloninë në rrëmujë politike pasi partia qeverisëse PiS, ka anuluar zgjedhjet katër ditë para datës së paraparë që të mbaheshin më 10 maj.

“Do të doja shumë që më në fund të zgjedhim kreun e shtetit. Është çështje e shtetësisë polake”, ka thënë Elzbieta Witek, e shtëpisë së ulët të parlamentit.

Për PiS-in, zgjedhjet janë kyçe për të forcuar kapjen dhe për të bërë përparim tjetër drejt agjendës së vet konservative. Presidenti që nga viti 2015, Andrzej Duda, një alet i PiS-it, është favorit, ndonëse epërsia e tij është zvogëluar në ditët e fundit pas shenjave të tkurrjes ekonomike të vendit shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Një sondazh i opinionit publik e sheh Dudan duke pësuar në raundin e dytë të zgjedhjeve, që do të mbahen më 12 korrik, nëes asnjëri nuk fiton më tepër se 50 për qind të votave.

Kandidatë tjerë janë, kryebashkiaku i Varshavës, Rafal Trzaskowski dhe kandidati i pavarur, gazetari Szymon Holownia.

PiS ka një shumicë të brishtë në parlament dhe i duhet presidenti për të vulosur agjendën legjislative të vet, veçanërisht në reformat në drejtësi që Bashkimi Evropian ka thënë se minojnë kontrollet demokratike dhe ekuilibrin.