Botë

Ministri i Sigurisë i Bosnjës jep dorëheqje për shkak mospajtimeve rreth emigrantëve

Ministri i Sigurisë i Bosnjës jep dorëheqje për shkak mospajtimeve rreth emigrantëve

Ministri i Sigurisë i Bosnjës lajmëroi së do të jep dorëheqje për shkak të, sipas tij, mungesës së përkrahjes në trajtimin e krizës së emigrantëve nga ana e qeverisë së dobësuar nga grindjet e brendshme, raporton Reuters.

“Arsyet janë thjeshtë çështje principi“, tha Fahrudin Radonçiq, i cili është edhe kryetar i partisë qendrore SBB në koalicionin qeveritar.