George Flloyd, afrikano-amerikani vdekja e të cilit ka shkaktuar trazira civile në SHBA, ka vdekur nga asfiksia (mungesa e oksigjenit), është konstatuar përmes një autopsie private.
Ai ka vdekur shkaku i shtypjes së qafës dhe shpinës së tij nga policët në Minneapolis, kanë bërë të ditur ekspertët e mjekësisë ligjore, të angazhuar prej familjes së tij, raporton BBC, transmeton KOHA.
Gjetjet dallojnë prej rezultateve preliminare të autopsisë zyrtare, të kryer nga eksperti mjeko-ligjor i qarkut.
Ajo autopsi nuk ka gjetur prova të “asfiksisë traumatike apo ngulfatjes”.
Artikuj të ngjashëm
-
Ekspertët thonë se George Floyd vdiq nga mungesa e oksigjenit
-
Publikohen detaje të reja nga vdekja e George Floyd
-
Në përvjetorin e vdekjes së Floydit, familja e tij kërkon reforma në polici
-
Katër ish-policë paditen për vdekjen e Geoge Floydit
-
Nis gjyqi i policit të akuzuar për vrasjen e George Floydit