15:48

Lirohet ekipi i CNN-it që u arrestua duke raportuar live

Korrespodenti i CNN-it, Omar Jimenez dhe ekipi i tij janë liruar pasi ishin arrestuar gjatë një raportimi live.

Jimenez bashkë me producentin Bill Kirkos dhe fotoreporterin Leonel Mendez, ishin arrestuar gjatë kohës sa ishin duke raportuar drejtpërdrejt nga protesta në Minneapolis.

Ekipi është liruar pak minuta më herët.

Kryetari i Minesotas, Tim Walz i ka kërkuar falje ekipit të CNN-it. Walz tha që kërkon “thellësisht falje”.

14:06

Një gazetar i CNN-it arrestohet gjatë raportimit live

Një gazetar i CNN-it është arrestuar gjatë kohës sa ishte duke raportuar drejtpërdrejt për gazin lotsjellës në Mineapolis.

Gazetari Omar Jimenez ishte duke folur drejtpërdrejt lidhur me situatën kur policia e arrestoi atë, duke ia vendosur prangat.

Arsyeja e arrestimit të tij është ende e paqartë. Arsyeja kryesore e arrestimit mund të jetë kërkesa e policisë për Jimenez dhe ekipin e televizionit që të zmbrapsen.

Ai është parë duke mbajtur kartën e identifikimit të CNN-it gjatë kohës sa ishte duke raportuar, duke identifikuar vetën si gazetarë dhe duke iu thënë oficerëve se do të lëvizin kudo që atyre ju duhet.

“Ne mund të lëvizim prapa kurdo që doni. Ne jemi drejtpërdrejtë këtu, na vendosni ku dëshironi”, ka thënë Jimenez para se të arrestohej.