Korea Jugore ka raportuar për 79 raste të reja me koronavirus të enjten, shifra kjo më e madhe që nga 5 prilli, teksa ka hyrë në ditën e tretë të numrit të shtuar të infektimeve, duke e shtuar mundësinë për një valë të dytë të sëmundjes, në një shtet të përgëzuar për frenimin e pandemisë, raporton Reuters, transmeton KOHA.
Ministri jugkorean i Shëndetësisë, Park Neung-hoo ka thënë se të paktën 69 raste të reja deri më tani janë lidhur me një zinxhir infeksionesh në një depo të korporatës Coupang, një prej firmave më të mëdha tregtare në këtë shtet.
Sipas Qendës Koreanë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes (KCDC), rastet e reja e kanë ngritur në 11.344 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, me 269 vdekje.