Botë

Zvicra synon të rivendosë lëvizjen e lirë brenda zonës Shengen nga 6 korriku

Zvicra synon të rivendosë lëvizjen e lirë brenda zonës Shengen nga 6 korriku

Qeveria e Zvicrës dëshiron të rivendosë lëvizjen e lirë të njerëzve me shtetet tjera anëtare të zonës Shengen nga 6 korriku, është thënë të mërkurën, në një hap tjetër drejt zbutjes së masave kufizuese pasi kanë vazhduar të ulen rastet me koronavirus, shkruan agjencia Reuters.

Zvicra ka ri-konfirmuar planet me fqinjët Francën, Gjermaninë e Austrinë për të hequr kufizimet e udhëtimit në mes të këtyre katër shteteve nga 15 qershori, varësisht nga situata epidemiologjike.