Botë

“Ryanairi” kundërshton paketën ndihmëse të Gjermanisë për “Lufthansan”

 

Kompania irlandeze e fluturimeve, “Ryanair”, do të kontestojë paketën e 9 miliardë eurove që Qeveria gjermane do t’i japë “Lufthansas”, ka thënë drejtori ekzekutiv Michael O’Leary në një deklaratë të martën, raporton Reuters.

Ndihma nga qeveria do t’i lejojë “Lufthansas” që të bëjë “shërbime me çmim më të ulët” dhe do ta bëjë konkurrencën shumë më të vështirë për “Ryanair” dhe “easyJet”, që është rivali i tyre për fluturime të lira, ka shtuar tutje O’Leary.