Botë

Spanjës i dalin 2.000 vdekje më pak nga koronavirusi pas rishikimit të të dhënave

Spanjës i dalin 2.000 vdekje më pak nga koronavirusi pas rishikimit të të dhënave
Foto: Reuters

Qeveria spanjolle ka rishikuar të dhënat për vdekjet e shkaktuara nga COVID-19 dhe në fund doli se deri të hënën në mesditë kishte 26.834 vdekje ose 1.918 më pak sesa që kishte deklaruar të dielën.

"Sistemi i ri i gjurmimit lejon shmangien e numërimit të dyfishtë të rasteve, vlefshmërinë e të dhënave të lidhura me koronavirusin dhe eliminimin e vdekjeve që i atribuohen gabimisht COVID-19," shpjegoi drejtori i Shërbimeve të Urgjencës, Fernando Simon.