Botë

Zaevi thotë se s’do zgjedhje pa opozitën

Zaevi thotë se s’do zgjedhje pa opozitën

Ndërsa Maqedonia Veriore ndodhet në javën e fundit të gjendjes së jashtëzakonshme, pas së cilës ligjërisht duhet të fillojë rrjedhja e afateve zgjedhore, ende nuk ka sinjale nga subjektet politike dhe presidenti Stevo Pendarovski nëse mbi datën e zgjedhjeve do të bëhet edhe një përpjekje përmes takimit të liderëve.

Nga presidenti nuk kanë përgjigje nëse Pendarovski ka nisur bisedime me liderët, pas prononcimit të tyre se janë për konsensus.