Botë

Në Rusi mbi nëntë mijë raste me koronavirus në 24 orët e fundit

Në Rusi mbi nëntë mijë raste me koronavirus në 24 orët e fundit

Autoritetet në Rusi kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë paraqitur 9434 raste të reja me koronavirus. Numri i të infektuarve në këtë vend ka shkuar në 335,882.

Në Rusi në 24 orët e fundit janë regjistruar 139 të vdekur nga pasojat e COVID-19. Numri i raportuar të shtunën është më i vogël se ai i raportuar të premten, kur numri i vdekjeve arriti shifër rekorde, 150.