Botë

Pesë milionë të prekur me COVID-19 në botë

Foto: Reuters

Më shumë se pesë milionë njerëz në botë janë prekur me koroanvirusin COVID-19, ndërsa 328,000 kanë vdekur si pasojë e tij, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Amerika Latine tashmë ka kaluar me shifra Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

Në SHBA, siç raporton SkyNews, janë raportuar afro 92,000 vdekje derisa në Evropë afro 165,000, transmeton KOHA.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, të mërkurën regjistroi 106,000 raste të reja.

Në Kosovë, deri tash janë raportuar 1003 raste të të infektuarve, ndërkaq 772 janë raportuar të shëruar e 29 të vdekur.