Botë

Vdesin dy foshnja, 12 nëna e disa civilë pas sulmit në një maternitet në Kabul

Dy foshnja të porsalindura dhe dymbëdhjetë nëna në maternitet janë vrarë në Kabul të Afganistanit nga shpërthimi i një bombe, që e shkaktuan disa militantë të armatosur.

Të paktën edhe 15 civilë të tjerë mbetën të vrarë, pranë spitalit i cili ndodhet në një lagje të banuar me shiitë, e udhëhiqet nga organizata ndërkombëtare bamirëse “Mjekët pa Kufij”.

Ministria e Brendshme afgane ka thënë se përveç civilëve që janë vrarë, disa të tjerë janë plagosur. Është bërë e ditur gjithashtu se edhe një nga sulmuesit është vrarë. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup, transmeton KOHA.

Në këtë zonë janë aktivë talibanët dhe militantët e grupit të Shtetit Islamik. Në këtë spital punojnë kryesisht mjekë të huaj.

Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo, e dënoi sulmin dhe kërkoi nga autoritetet afgane bashkëpunim për të nxjerrë para drejtësisë autorët e krimit.

Image