Botë

OBSH-ja sheh “të dhëna potencialisht pozitive” për trajtime të Covid-19

OBSH-ja sheh “të dhëna potencialisht pozitive” për trajtime të Covid-19
Foto: Reuters

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) ka thënë të martën se disa trajtime duket se po kufizojnë ashpërsinë ose kohëzgjatjen e sëmundjes Covid-19 the thotë se është duke u përqendruar në katër ose pesë ilaçet më premtuese, raportoi Reuters.

WHO me bazë në Gjenevë është duke e udhëhequr një nismë globale për të zhvilluar ilaçe të sigurta dhe efektive, teste dhe vaksina për të parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar Covid-19. Sëmundja e frymëmarrjes e shkaktuar nga koronavirusi tashmë ka infektuar 4.19 milionë njerëz në tërë botën, sipas një sondazhi nga Reuters, transmeton KOHA.