Botë

Franca mban të mbyllur kufijtë të paktën deri më 15 qershor

Franca mban të mbyllur kufijtë të paktën deri më 15 qershor
 

Pavarësisht se disa masa ndaj koronavirusit do të lehtësohen nga 11 maji, kufijtë tokësorë të Francës do të mbesin të mbyllur të paktën deri më 15 qershor.

Në një konferencë për media, ministri i Brendshëm Christophe Castaner, ka thënë se mbyllja e kufijve nuk do të ndryshojë pavarësisht masave të tjera.