Botë

Pas më se dy muajsh, mbi 4.4 milionë italianë kthehen në punë

Pas më se dy muajsh, mbi 4.4 milionë italianë kthehen në punë
Foto: Reuters

Mbi 4.4 milionë italianë u janë rikthyer të hënën vendeve të tyre të punës, më se dy muaj qëkur Italia zbatoi masat më të ashpra të karantinimit në gjithë Evropën për luftimin e koronavirusit.

Kthimi gradual në normalitet u bë i mundur pas rënies së vazhdueshme të numrit ditor të personave të infektuar, me ç’rast në 24 orët e fundit u evidentua shifra më e ulët gjatë dy muajve të fundit – me vetëm 174 raste.