Sllovenia ka shënuar një tjetër ditë pa asnjë të infektuar me koronavirus.
Të dielën u testuan 616 persona dhe asnjë prej tyre nuk rezultoi pozitivë në COVID-19, përcjell të hënën agjencia STA. Njëjtë, edhe të shtunën nuk pati raste të reja.
Në Slloveni deri më tash janë regjistruar 1.439 raste me koronavirus, ndërkohë kanë vdekur 97 veta.
Deri më tash, në këtë vend janë kryer 56.116 teste. Rasti i parë me COVID-19 në Slloveni është regjistruar më 4 mars.
Artikuj të ngjashëm
-
Sllovenia shënon rekord të rasteve të reja me koronavirus
-
1.524 raste të reja me koronavirus në Slloveni, 44 persona vdiqën
-
Në Slloveni regjistrohet rekord i rasteve të reja me koronavirus
-
Në Slloveni nuk ka raste të reja me koronavirus, nesër hapen shkollat
-
Tri vende të rajonit pa asnjë rast të ri