Botë

OBSH-ja parasheh se “pandemia ka ende rrugë për të bërë”

OBSH-ja parasheh se “pandemia ka ende rrugë për të bërë”
Foto: Reuters

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një deklaratë për shtyp, u shpreh se pandemia “ka ende rrugë për të bërë” dhe vijon të shkatërrojë funksionimin normal të shërbimeve shëndetësore, sidomos sistemin imunitar të fëmijëve në vendet e varfra.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara është e shqetësuar nga numri në rritje i rasteve dhe vdekjeve të raportuara në Afrikë, Evropën Lindore, Amerikën Latine dhe në disa shtete aziatike, pavarësisht faktit se në disa prej vendeve të pasura ky numër ka filluar të pësojë rënie.