Botë

Në Spanjë shënohet rënie e të vdekurve dhe të infektuarve me koronavirus

Foto: Reuters

Në Spanjë është shënuar rënie e numrit të të vdekurve dhe të prekurve me koronavirus, ka bërë të ditur Reuters.

Në 24 orët e fundit, kanë vdekur si pasojë e Covid-19 399 persona, ndërkohë kanë regjistruar edhe 1.536 raste të reja.

Me këtë numri i të vdekurve në Spanjë është rritur në 20.852, ndërkohë i të infektuarve ka shkuar mbi 200 mijë. (200.210)

Në ditët, kur pandemia ishte në pikun e saj në Spanjë, raportoheshin deri në 1.000 vdekje.