Botë

Ulqini me 22 të prekur nga koronavirusi

Ulqini me 22 të prekur nga koronavirusi

Në Ulqin janë 22 persona të prekur nga koronavirusi.

Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Ulqinit. Në fakt në Mal të Zi të shtunën janë regjistruar edhe dy raste të reja me koronavirus, një në Plavë e një në Podgoricë. Numri i të infektuarve në këtë vend ka shkuar në 305, ka njoftuar Instituti i Shëndetësisë Publike.